Medvedev: Do ta varim Zelenskin si Duçen në sheshin Loreto

Numri 1 i këshillit të sigurisë të Federatës Ruse, Dmitri Medvedev, nuk e ndalon gjuhën e ashpër dhe kërcënimet ndaj zyrtarëve të Ukrainës.

Në reagimin e fundit, ai paralajmëron se “presidenti Volodimir Zelenski do të varet si Duçja në sheshin Loreto”.

Medvedev kërkoi nga ushtria ruse që të nisë një ofensivë për të ndaluar atë që e konsideroi një armik.

“Qëllimi sot nuk duhet të jetë vetëm të çlirojmë tokat tona dhe të mbrojmë njerëzit tanë, por edhe të rrëzojmë plotësisht regjimin nazist të Kievit”, theksoi ish presidenti rus.

Gjithashtu, shtoi se Ukraina e ka nisur tashmë kundërofensivën e saj.

“Duhet të bëjmë çmos që të ndalojmë armikun, që prej kohësh ka paralajmëruar një kundërofensivë të madhe”, përfundoi Medvedev.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT