Mister shkaku/ Ekzekutohen babë e bir në Shkodër, reagon policia. Ja detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Dukagjin, ku dy persona babë e bir kanë mbetur të vrarë, Gjokë dhe Eduart Gurra.

Nuk dihet se cilët janë autorët dhe rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se janë të njëjtët persona të cilët i kanë djegur dhe banesën.

Bëhet me dije se Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra kanë shkuar sot për të parë shtëpinë të cilën ua kishin djegur mbrëmjen e së mërkurës persona të paidentifikuar. Teksa shkuan sot për të parë banesën e djegur, ata u qëlluan me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Gjokë dhe Eduart Gurra humbën jetën në vend.

Ndërkohë policia e Shkodrës ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Dukagjin, ku janë vrarë me armë zjarri babë e bir, 57 dhe 31 vjeç.

Zyrtarisht, policia informon se rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Gj. G., 57 vjeç dhe djali i tij, E. G., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta  janë vrarë  me armë zjarri shtetasit Gj. G., 57 vjeç dhe djali i tij, E. G., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.  Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë  për në vendngjarje.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT