“Mundësi informimi për këdo…”/ Kalendari Turistik Kombëtar 2023, Rama: Ka vende pune dhe paga konkurruese në industrinë e turizmit

Pasditen e sotme është publikuar kalendari turistik kombëtar për vitin 2023 që mund të aksesohet falas nga të gjithë qytetarët duke shkarkuar aplikacionin TEA (Tourism Events of Albania) ku do të pasqyrohen evente, feste dhe vende ku ndodhen site të ndryshme arkeologjike.

Gjatë prezantimit, mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se një aplikacion i tillë do të shërbejë për të informuar gjithmonë e më shumë persona mbi mundësitë turistike që ofron Shqipëria.

“Sot mund të themi që kemi një kalendar kulturor dhe artistik të gjithë Shqipërisë turistike i cili është i aksesueshëm nga kushdo përmes një aplikacioni të thjeshtë informues me shumë shije.  Është një punë e filluar prej vitesh, sot është në një fazë të re por në zhvillim të vazhdueshëm sepse ne besojmë shumë që Shqipëria turistike është përtej ujërave të mrekullueshëm të detit, përtej majave magjike të maleve, përtej luginave dhe bukurive natyrore në tërësi. Arsyet për ta vizituar Shqipërinë turistike janë shumë më tepër sesa kaq. Bashkimi i trashëgimisë kulturore, i artit, i gatimit dhe aktiviteteve tradicionale, janë një mundësi e jashtëzakonshme për të rritur kapacitetin që Shqipëria ka në thithjen e turistëve nga e gjithë bota.  Ky kalendar i jep mundësi kujtdo që përmes aplikacionit të jetë i informuar në kohë reale sipas vendndosdhjes për çdo mundësi që ka në një periumetër të caktuar për të aksesuar muzeume, site arkeologjike, teatro festa e kështu me rradhë”-tha Rama.

Rama: Ka vende pune dhe paga konkurruese në industrinë e turizmit, problem serioz është krahu i punës

Kryeministri Edi Rama duke u ndalur në industrinë e turizmit, theksoi se problemi më i madh me të cilin po përballet kjo industri është mungesa e punëtorëve. Ai tha se pagat në këtë sektor janë tepër konkurruese dhe se si pasojë e mungesës së punës, bizneset janë të detyruar të kërkojnë punonjës edhe nga jashtë vendit.“Problemi sot në industrinë e turizmit nuk është a ka vende pune. Por krahu i punës. Ka shumë kërkesë nga industria për punonjës nga ata më të pakualifikuarit tek ata më të kualifikuarit. Ka gjithmonë e më shumë për të zgjeruar hapësirën e kërkesës përtej kufijve të Shqipërisë sepse ky është gjithmonë e më shumë problem serioz.Pagat në këtë industri janë gjithmonë e më konkurruese dhe do jenë më shumë. Jemi në rajon ku janë ‘ujqërit më të mëdhenj’ të turizmit europian. Sepse e dimë shumë mirë se ç’është Greqia, Kroacia, Mali i Zi dhe Italia që e kemi përballë”-tha Rama./m.j 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT