Ndëshkim? Ambasadorët e QUINT-it bojkotojnë Osmanin, Kurtin, Konjufcën në pritjen shtetërore për Ditën e Çlirimit

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, e kanë bojkotuar pjesëmarrjen në pritjen shtetërore të Ditës së Çlirimit.

Në këtë ceremoni të organizuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, nuk janë parë, as krerët e opozitës, ka raportuar Klan Kosova.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni janë parë prezentë vetëm ambasadorët, ai i Zvicrës por edhe i Arabisë.

Zyra e presidentes dhe ajo e kryeministrit nuk janë deklaruar akoma për këtë fakt.

Ambasadorët e QUINT-it në OSBE janë: Michael Carpenter, përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së, Christine Fages e Francës, Gesa Braeutigam e Gjermanisë, Stefano Baldi i Italisë dhe Neil Bush, përfaqësuesi i përhershëm i Mbretërisë së Bashkuar./gazetaexpress

Back to top button
LAJMET E FUNDIT