Pelegrinazhi 13 javor në kishën e Shna Ndoit u mbyll, mijëra pelegrinë kalojnë natën në vendin e shenjtë! Besimtarët: Lutemi për….!

Datat 12 dhe 13 qershor përkojnë me mbylljen e pelegrinazhit 13 javor në kishën e Shna Ndout në Laç. Që prej orëve të mëngjesit të kësaj të hënë mijëra besimtarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë por edhe jashtë saj i janë drejtuar këtij vendi të shenjtë për të kremtuar festën e Shna Ndout.

Të shumtë janë edhe ata të clët e kalojnë natën në ambientet përreth kishës për të kremtuar festën e Shna Ndout. Për mbarëvajtjen e pelegrinazhit janë angazhuar edhe forca të shumta policie.

“Lutemi për përmirësim, e shëndet e gjithë të mirat. Kemi besim shumë të madh. Do të qëndrojmë sonte”

“Sonte do rrimë këtu sepse është vendi më i shenjtë. Lutemi tek Zoti për fëmijët, për qetësinë, për paqen, për të ndaluar luftrat edhe në Ukrainë”- u shprehën disa prej besimtarëve./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT