Polonia ngre ALARMIN: Vendosja e Wagner në Bjellorusi është zhvillim negativ

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda është i shqetësuar për vendosjen e forcave Wagner në Bjellorusi.
“Ne shohim se çfarë po ndodh, zhvendosja e forcave ruse në formën e grupit Ëagner në Bjellorusi dhe kreu i grupit Wagner që shkon atje, të gjitha këto janë tregues shumë negativë për ne”, u tha ai gazetarëve.
Kujtojmë që vetëm pak më parë presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko konfirmoi se shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe grupi i tij ndosheshin në vend.
Kujtojmë që pak ditë më parë udhëheqësi i Wagner, Yevgeny Prigozhin bëri thirrje për një rebelim dhe trupat e grupit u nisën në veri nëpër Rusi, drejt Moskës. Mirëpo në momentin e fundit grupi Wagner u tërhoq duke thënë se “nuk donin që të derdhej gjak”.