Pretendohet se humbi jetën gjatë aksionit të policisë në kampin e muxhahedinëve, trupi i viktimës transportohet në morgun e Tiranës. Pritet ekspertiza

Trupi i pajetë i personit që pretendohet se mbeti i vdekur brenda Kampit të Muxhahedinëve iranianë nga nderhyrja e policise është përcjellë për në morgun e Tiranës.

Iranianët që ndodhen në Kamp pretendojnë se viktima humbi jetën si pasojë e gazit lotsjellës të përdorur nga policia.

Prokurori i Durrësit dhe drejtori i Policisë së qytetit bregdetar shkuan në ambientet e morgut në spitalin e kampit të MEK në Manzë.

Prokurori Sokol Nishani dhe drejtori i policisë Durrës, Skender Hitaj mbërritën në kamp pas pretendimeve të iranianëve se policia vrau gjatë kontrolleve një muxhahedin./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT