Priten sulme të mëdha ruse në Ukrainë, NATO i “tregon dhëmbët” Putinit me Air Defender 2023

Është duke u zhvilluar stërvitja më e madhe në historinë e NATO-s, e cila simulon një sulm ndaj një anëtari të aleancës.

Air Defender 2023 është cilësuar si një shfaqje force në formë presioni ndaj Rusisë, me rreth 10 mijë forca ushtarake pjesëmarrëse dhe 250 avionë nga 25 vende.

“Do të isha shumë e befasuar nëse ndonjë lider botëror nuk do të merrte parasysh atë që tregon kjo për sa i përket frymës së kësaj aleance, që do të thotë forcën e kësaj aleance. Dhe kjo përfshin zotin Putin”, tha ambasadorja e SHBA në Gjermani, Amy Gutman.

Suedia, e cila shpreson t’i bashkohet Aleancës Veri-Atlantike po merr pjesë në stërvitje sëbashku me Japoninë.Stërvitja pritet të vazhdojë deri më datë 23 qershor.

Ndërkohë, një sulm i madh nga Rusia parashikohet në qytetin e Donbasit në Ukrainë ose në ndonjë rajon tjetër.

Zëdhënësi i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, Tobias Ellwood tha se “në ditët e ardhshme ne duhet të parashikojmë një sulm të madh në një pjesë të Donbasit ose në një tjetër”.Ai u shpreh se ushtria ukrainase po ndërmerr “operacione hetimi dhe formësimi” dhe “fronti kryesor i aftësisë ukrainase është gati për atë sulm të veçantë”.

Ish-ministri i mbrojtjes gjithashtu u bëri thirrje aleatëve të ofrojnë më shumë tanke, avionë luftarakë F16 dhe raketa me rreze të gjatë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT