Pse Albin Kurti u zbyth nga bashkimi kombëtar me Shqipërinë, me justifikimin s’na lënë të huajt, ndërsa në veri veproi pa i pyetur?

Nga Endri Tafani
Nuk ka asnjë justifikim populizmi i Albin Kurtit për “zbatimin e ligjit”. Ishte e qartë që një veprim i tillë do haste në kundërveprim të Serbisë me struktura brenda dhe jashtë Kosovës. Pyetjet më të thjeshta që bëhen në këtë rast nga një shtetar.
A je i aftë ta “zbatosh ligjin” vetem me forcat e Policisë së Kosovës?
A je i aftë të garantosh kufirin vetëm me TMK?
Nese ke, bravo të qoftë, vazhdo vetëm mos pyet për të tjerët, por është e qartë që jo. Pa trupat e NATO-s nuk mundesh. Por trupat e NATO-s nuk varen nga ty, prandaj, nëse të duhet ndihma e tyre, duhet të koordinohesh më parë me partnerët për çdo lëvizje të qeverisë që mund të nxisë ndërhyrje të jashtme. Jo të bësh veprimin ti vesh para faktit të kryer e pastaj t’i thuash tjetrit hajde me mbro pak. Përndryshe je një aventurier.
E dyta, koha e zgjedhur. E gjithë bota por sidomos USA, BE dhe NATO janë të shqetësuara për konfliktin në Ukrainë. Një vatër e re konflikti është një shqetësim me tepër për të cilën të gjithë palët duhet të harxhojnë burime diomatike, materiale dhe ushtarake. Psh NATO ka çuar disa Brigada të reagimit të shpejtë në kufijtë lindore të NATO.
Të heqë trupa nga andej NATO ti sjelle ne Kosovë, të rri të merret me gjithë angazhimin diplomatik, PR në media etj se ty të teket të krijosh konflikt në Ballkan, kuptohet që do shkaktosh dhimbje koke mërzitje dhe zhgënjim tek partnerët. E gjithë kjo tregon një pamaturi politike dhe mungesë nuhatje të momentit në rang amatori.
E treta, taktika. Duke vepruar në mënyrë të njëanshme je ti “nisesi i konfliktit”, je ti “agresori”. Kjo çon në humbjen e avantazhit pasi nga diplomacia do privilegjohet, “viktima” në këtë rast Serbia. Që do sjellë koncesione të tjera në favor të Serbisë dhe penalizmi të Kosovës. Shkurt diletantizem diplomatik i frikshëm.
Mund të shtohet diçka tjetër. Quhesh lëvizje Vetëvendosje, por jo se të shkrepet në koke të veprosh vetëm. Shembulli më i qartë është ai i referendumit për bashkim me Shqipërinë. Emri i lëvizjes politike dhe moto e saj kryesore ishte bashkimi me Shqipërinë. Interesante që kur vjen në pushtet pastaj për këtë referendumin nuk dëgjohet asgjë. Justifikimi “nuk na lënë partnerët”. Ok shumë mirë.
Po pse për këtë referendumin vepron ose në saktë nuk vepron fare sepse në bashkërendim me partnerët ke vendosur që jo, por në këtë rastin tjetër nuk pyet fare? Kjo te con ne përfundimin që Vetëvendosja si term ishte thjesht një marketing politik. Një populizem. Por është e rëndë të bësh populizem me çështje kaq të rëndësishme kombëtare. Për këtë meriton një term tjetër, por të vjen dhe turp ta thuash.