Pse ndryshon nga Shukri Xhelili/ Safet Gjici mund të akuzohet për shpërdorim detyre

Pasojat e publikimit të një video, ku kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij, janë të shumëfishta. Karriera politike e kryebashkiakut socialist ka marrë një goditje shkatërrimtare, ndërsa qeveria nuk vonoi shkarkimin nga detyra. Ndërkaq, SPAK ka nisur hetimet kryesisht, meqenëse Gjici është subjekt i SPAK-ut për shkak të cilësisë si kryetar bashkie, pavarësisht veprës penale që dyshohet. Në rastin konkret, Gjici mund të akuzohet nga SPAK për veprën penale të shpërdorimit të detyrë, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal, për veprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta.
Gjici implikohet penalisht për faktin sepse marrëdhënien seksuale e ka kryer në zyrën e shtetit, duke pasjellë përfitime jo materiale. Ndërkaq, rasati i Safet Gjicit ndryshon nga ish kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili. Gjici ka shfrytëzuar zyrën e shtetit në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, ndërsa Shukri Xhelili përdori postin zyrtar për favore seksuale, duke i ofruar një vajze vend pune në bashkinë që drejtonte në këmbim një raporti seksual. Pikërisht për këtë rrethanë Shukri Xhelili u dënua me 2.8 vite burg për korrupsion dhe jo për shpërdorim detyre.