Raketat HIMARS shkatërrojnë brigadën ruse! 100 të vdekur dhe 100 të plagosur, mes tyre dhe gjenerali i lartë

Ukraina ka rimarë fshatin Urozhaine në zonën kufitare mes Zaporizhia dhe Donesk, duke e çuar në tetë numrin e fshatrave të fituar gjatë kundërofensivës së nisur rreth një jave më parë.

Nga sulmet me raketa HIMARS të dhuruar nga SHBA në paketën e fundit 325 milionë dollarëshe, forcat ukrainase rimorën dhe një qendër adiminstrative në Henichesk në Detin Azov dhe raportimet thonë se janë vrarë qindra ushtarë rusë.

Zëvendësi i Popullit të Ukrainës, Sergey Mysyagin ka thënë se një person është shtirur si një gjeneral rus, ka urdhëruar ushtarët të rreshtohen për një sulm mbi pozicionet ukrainase në zonën e Kremennaya. Ushtarët kanë pritur rreth dy orë për një përgjigje nga gjenerali i cili nuk u bë më i “gjallë”, e ndërkohë që ushtarët ishin të ekzpozuar në fushë betejë, forcat ukrainase kanë mundur t’i lokalizojnë dhe i kanë asgjësuar duke përdorur sistemin raketor HIMARS.

“Deri më tani, ky është vetëm informacion. Pranë Kremennaya, një nga komandantët rusë mblodhi një kolonë të madhe që do të sulmonte pozicionet ukrainase në atë drejtim dhe e la të qëndrojë në një vend për rreth dy orë. E gjithë kjo nuk kaloi pa u vënë re nga zbulimi ajror ukrainas. Operatorët e UAV-ve vunë re kolonën, dhanë koordinatat e sakta dhe HIMARS MLRS dhe artileria e shkatërruan këtë kolonë, “shkroi Misyagin në Telegram.

Më pas kanalet ruse të telegramit kanë njoftuar se nga ky sulm kanë mbetur të vdekur 100 ushtarë rus dhe 100 të tjerë janë plagosur. Mes viktimave është edhe një gjeneral i lartë.

Zv.ministrja e Ukrainës, Hanna Maliar, tha se në zonën pranë kufirit mes rajoneve të Donetsk dhe Zaporizha, forcat ushtarake vendase kanë përparuar deri në 1000 metra në vijën e frontit duke çliruar një zonë të madhe territori, përfshirë këtu dhe fshatin Urozhaine.

Ushtarët kanë rikuperuar rreth 100 kilometra katrorë të territorit të pushtuar nga Rusia. Kjo shifër është dhënë ditën e djeshme edhe nga shefi i Wagnder, Yevegeny Prigozhin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT