“Rama e qeveria e tij s’janë bërë…”/ Spahiu: Ja arsyet pse 10 vjet arrestohen politikanë majtas por zero djathtas

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se duke nisur nga viti 2013 kur PS erdhi në pushtet nuk ka asnjë zyrtar demokrat të arrestuar, por vetëm të majtë.

Sipas tij, deri më sot qeveria nuk është bërë pengesë për arrestimi e ndonjë socialisti, ndërsa e kundërta ka ndodhur tek e djathta.

“Deri më sot duke nisur nga viti 2013 nuk kemi asnjë demokrat të arrestuar. A është kjo meritë, a është vlerë, a është se vetëm socialistë vjedhin, a është vlerë se kemi një drejtësi të pavarur, duhet ta gjykojnë njerëzit.

Po është qartazi e dukshme se socialistët dhe Rama i lëshojnë njerëzit kur kapen me presh në dorë ndërsa demokratët s’i lëshojnë. Por e sigurt është që  deri më sot qeveria nuk është bërë pengesë për arrestimin e ndonjë socialisti”, tha Spahiu./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT