Rama: Serbia nuk i prek dot as një fije floku Kosovës, ka humbur që në luftën e ’99-ës

Kryeministri Edi Rama thotë se Serbia dhe ushtria serbe nuk i bëjnë dot dëm Kosovës. “Serbia dhe ushtria serbe, Kosovës nuk i prekin dot një fije floku. Thjesht i vijnë vërdallë për konsum të brendshëm”, tha Rama

I ftuar në “Opinion”, kryeministri u shpreh se dërgimi i ushtrisë serbe nga Vuçiç në Veri është politikë e brendshme. Edi Rama theksoi se Serbia ka humbur me Kosovën që në luftën 99-ës.

“Serbia dhe ushtria serbe, Kosovës nuk i prekin dot një fije floku. Thjesht i vijnë vërdallë për konsum të brendshëm. Pse nuk e di Presidenti i Serbisë që çon ushtrinë atje? Nuk e di ai që as në ëndrrën më të guximshme nuk jep një urdhër që të prekin një milimetër kufirin?

Po për çfarë e bën këtë? E bën për politikë të brendshme. Serbia ka mbaruar punë, nuk ka mundësi të bëjë asgjë, e ka humbur Kosovën që në ’99 dhe vazhdimi i qëndrimit në një llogore duke bërë luftë imagjinare me Serbinë dëmton Kosovën”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT