Refuzoi Shqipërinë dhe fqinjët u tallën me të, trajneri i Greqisë tregon pse e la Andreas Ndojin në shtëpi: Kam folur me të, ia tregova situatën

Andreas Ndoji zgjodhi që të refuzonte ftesën e Shqipërisë dhe të zgjidhte sërish Greqinë. Mbrojtësi i Olimpiakos duhet të pres ende për të debutuar me helenët, pasi këta të fundit zgjodhën që ta linin sërish në shtëpi për ndeshjet e qershorit. I pyetur nga gazetarët grek, trajneri i Kombëtares së tyre, Gustavo Poyet, është shprehur se Ndoji është si alternativë për vazhdimësinë, por për tani u gjykua që të rrinte në shtëpi.

“Ne kishim një listë më të gjerë në fillim prej 34 lojtarësh dhe Ndoi ishte brenda kësaj liste. Ne folëm dhe unë ia shpjegova situatën. Megjithatë, është në opsionin tim, le të jemi të qetë. Pashë 10 ndeshje të Olimpiakosit këtë vit dhe pashë fytyrë të ndryshme në mbrojtje, e kam parë Ndojn dhe lojtarë të tjerë. E di që mund të mbështetem te ta, nuk është se e mbyllën me Kombëtaren”, tha Gustavo Poyet. /Sport Ekspres/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT