“Shqiptarët duhet të bëhen anti-amerikanë”, Kur akademiku famëkeq serb parashikonte kthimin e Kosovës

Akademiku serb, Dobrica Qosiq, që ndryshe i referohen edhe si babai i kombit serb, që ishte i njohur edhe për qëndrimet e tij antishqiptare, kishte thënë se Serbia mund ta kthejë Kosovën vetëm kur ajo të bëhet anti-amerikane.

Sipas tij, Kosova nuk rikthehet me luftë. Ai konstatonte se e vetmja mënyrë për ta rikthyer Kosovën është kur klima anti-amerikane fillon të zë rrënjë në Kosovë.

“Kosova nuk rikthehet me luftë. E vetmja mënyrë për ta rikthyer Kosovën është kur klima anti-amerikane fillon të zë rrënjë në Kosovë. Kur shqiptarët ndihen të vetëmjaftueshëm dhe nacionalizmi për të mbajtur e ruajtur pushtet del para strategjisë amerikane e evropiane. Shërbimet tona duhet të punojnë në Kosovë e ta ndërtojnë një imazh që e imiton nacionalizmin e verbër të Millosheviqit. Kur të vjen ai moment, atëherë ngjallet shpresa serbe”, kishte shkruar ai në librin “Koha e gjarpërinjve”.

Qosiq njihet për elaboratet e tij anti-shqiptare, të cilat kanë frymëzuar madje edhe spastrimin etnik e keqtrajtimin e shqiptarëve gjatë kohës së ish-Jugosllavisë.

Ky pasazh është shpërndarë në rrjetet sociale me shpejtësi, si apel ndaj qeverisë së Albin Kurtit që ka përfunduar në një përplasje verbale me SHBA-të.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT