“S’kam faj që ju interesojnë temat erotike”/ Çfarë tha Berisha për skandalin e Safet Gjicit

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur ditën e sotme gjatë një konference për mediat në lidhje me video skandalin e ish-kreut të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Berisha refuzoi të jepte një opinion në lidhje me skandalin që tronditi opinionin publik duke thënë se nuk është faji i tij që “temat erotike janë atraktive për mediat”, por u shpreh se nuk ka ndërmend të komentojë ngjarjen.

Sakaq, ai shtoi se do të flasë mbi skandalin e Safet Gjicit një herë tjetër.

Pyetja: Do na interesonte një qëndrim juaji për skandalin e publikuar të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Berisha: Nuk është faji im që temat erotike janë kaq atraktive për ju, por unë nuk kam ndërmend të komentoj për to sot. Një herë tjetër po.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT