SKANDALI në Serbi! Gjykata thërret Shqiprim Arifin, ngriti flamurin shqiptar në objektin e komunës

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë sot se është njoftuar nga Gjykata e Serbisë për t’u paraqitur në një seancë gjyqësore.Ai akuzohet se ka shkelur ligjet e shtetit, pasi vendosi flamurin shqiptar në hapësirat publike.
Përmes një postimi në Facebook, Arifi shprehet se kjo dëshmon edhe më shumë shkeljet dhe diskriminim që Serbia bën ndaj shqiptarëve në luginë.
“Sot kam pranuar një ftesë për paraqitje në gjykaten e Serbisë, me arsyetimin se kemi shkelur ligjet e këtij shteti për faktin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në hapësirë publike.Kjo ftesë dëshmon edhe më shumë shkeljet dhe diskriminimin që Serbia ia bën shqiptarëve të Luginës, por, për flamur do të paguajm gjithmonë”, shkroi Shqiprim Arifi.
Vendosja e flamurit nga kreu i Preshevës ishte vendosur për festat e 28 Nëntorit këtë vit.