Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë erdhën nga kampi në Manzë? Ja si përgjigjet ministri Çuçi

Ministri Bledi Çuçi është pyetur ditë ne sotme nëse anëtarët e kampit Ashraf ishin pjesë e sulmeve kibernetike viktimë e të cilave ra vendi ynë pak kohë më parë.

Në një konferencë për mediat, Çuçi nuk dha një përgjigje, teksa shtoi se kjo është pjesë e sekretit hetimor.

“Nuk kemi menduar të prishim marrëveshjen. Nëse ata do rrinë edhe i mbeten marrëveshjen janë në mbrojtjen tonë. Ajo që ndodhi sot ka bëjë vetëm me zbatimin e vendimit të gjykatës,. Marrëveshje do vijojë por duhet të ketë reflektim nga ata për zbatimin e ligjit në Shqipëri se me veprimet sot treguan se nuk janë gati të zbatojnë ligjet në Shqipëri.

Se çfarë kanë bërë ata është një pyetje që duhet t’ia bëni prokurorisë janë disa çështje që kanë nisur.

Është fillimi i një hetimi penal, prokuroria po heton për shkelje të ligjit. Duhet pyetur prokuroria, aq më tepër që është edhe sekreti hetimor.

Ata kanë bërë aktivitete politike, kanë botuar gazeta politike, ka qenë objekt i diskutimit të bisedave që kemi pasur në vijimësi nga ata.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT