Sulmi me granatë ndaj Komunës/ Kurti reagon ashpër: Para se të ketë jetë të humbura…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit të mbrëmëshëm ndaj ndërtesës së komunës së Mitrovicës së Veriut.

Në një deklaratë, Kurti i bën thirrje Serbisë që t’i ndërpresë nxitjet e dhunës “para se të ketë jetë të humbura”.

“Mbrëmë ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me dy granata dore, duke shkaktuar dëme te veturat afër. Fatmirësisht, asnjë person nuk është lënduar, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërprerë nxitjet e dhunës para se të ketë jetë të humbura”, ka shkruar Kurti.

Mbrëmjen e djeshme godina e komunës në Mitrovicën e Veriut është sulmuar me një granatë dore, e cila ëhstë hedhur brenda ambientve të ndërtesës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT