U liruan sot nga qelia/ Del FOTO e parë e 3 policëve shqiptarë në Serbi

3 efektivët e policisë së Kosovës që u rrëmbyen më 14 qershor nga forcat serbe, janë liruar ditën e sotme.

Sekretari në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka publikuar foton në krah të tre policëve që u mbajtën në paraburgim në Serbi që nga data e ndalimit të tyre.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u kapën nga forcat serbe më 14 qershor brenda territorit të Kosovës dhe deri më sot u mbajtën në paraburgim në Serbi.

Ata shihen në gjendje të mirë shëndetësore, teksa më në fund pa shumë peripecish dhe thirrjeve të ndërkombëtarëve, janë lënë të lirë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT