U zbulua gjatë rikonstruksionit të pallatit, mozaiku i Durrësit do zhvendoset në muze

Mozaiku i Meandrit, i zbuluar kohë më parë në gjendje tepër të mirë në qytetin e Durrësit, do të zhvendoset në muzeun arkeologjik të qytetit.
Për disa vite që pas zbulimit, mozaiku me motive gjeometrike bardhë e zi, kishte qëndruar i mbuluar nga dherat dhe ujërat e zeza.
Tashmë, me rikonstruksionin e pallatit të dëmtuar nga tërmeti, pastrimit dhe dezinfektimit i është nënshtruar edhe mozaiku.

Bashkia e Durrësit ka kërkuar që në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, të kryejë zhvendosjen e mozaikut në muze, ku mund të vizitohet nga qytetarët.
Mozaiku i Meandrit i punuar në teknikën bardh e zi i përket shekullit të I të erës sonë dhe ka në brendësi simbolin e Meandrit ose të diellit në lëvizje.
Ka formën e kryqit të thyer dhe pjesë të këtij simboli mitologjik janë dhe shenjat e rrufeve.
Mozaiku ka dëmtime të lehta por të riparueshme