“Vazhdo prit hetimin e KFOR-it”, Mimoza Kusari ironizon Ramën: Ke qenë i zënë duke i hedhur fajin Kosovës

Kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari i është drejtuar Edi Ramës përmes një postimi në Twitter duke i treguar vendin ku janë rrëmbyer tre efektivët e policisë së Kosovës këtë të mërkurë.

Ajo tha se kryeministri ka qenë i zënë duke mbajtur një qëndrim kundër Kosovës dhe duke e bërë fajtore në këtë situatë, ndërsa ka ironizuar qasjen e tij kur tha “presim hetimin e KFOR-IT”.

Ndoshta burimi policor i Kosovës nuk është mjaftueshëm i besueshëm për ju, prandaj prisni ‘hetimin e KFOR-it’, shkroi Kusari në Twitter.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT