Vendimi/ Vidhnin bizhuteri dhe mallra luksi në Francë dhe i shisnin në Shqipëri, ‘arrest në burg’ për 11 të arrestuarit

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 11 nga 12 të arrestuarit në kuadër të një aksioni për goditjen e dy grupeve kriminale të cilët vidhnin bizhuteri dhe mallra luksi në Francë e shisnin në Shqipëri.
GJKKO ka lënë në ‘arrest me burg’ Agustin Mesulin, Altin Doden, Florion Bakun, Agustin Sokol, Bora, Egi dhe Elda Idrizajn, Dejvi Skenderaj, Vangjush Kashara, Tomorr Baruti, Gentian Aga, Alid Shehi. SPAK goditi 2 grupe kriminale, çuan nga Shqipëria në Francë 2.8 mln euro për t’i pastruar.
Agustin Mesuli, arrest me burg;
Altin Dode, arrest me burg;
Florion Baku, arrest me burg;
Sokol Idrizaj, arrest me burg; ish-shoferi i Ardi Veliut
Bora Idrizaj, arrest shtëpie, vajza e Sokol Idrizaj
Dejvi Skenderaj, detyrim paraqitje;
Vangjush Kashara, arrest me burg;
Tomorr Baruti, arrest me burg;
Elda Idrizaj, arrest me burg, bashkëshortja e Sokol Idrizajt;
Egi Idrizaj, detyrim paraqitje; vajza tjetër e Sokol Idrizaj;
Gentian Aga, arrest me burg;
Alid Shehi, arrest me burg./m.j