VIDEO/ Breshka e rrallë “Kareta” dhe 2 delfinët dhurojnë spektakël në detin Jon

Duket se veç turistëve të shumtë të huaj që kanë ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet verore, bregdetin e jugut e kanë zgjedhur edhe disa specie të veçanta.
Breshka e rrallë e llojit “Kareta Kareta” ka rënë në rrjetën e peshkatarëve në Himarë, ndërsa është filmuar teksa lihej e lirë të notonte sërish në ujërat e kristalta.
Ndërsa dy delfinë kanë dhuruar spektakël në afërsi të brigjeve të Sazanit, ndërsa janë filmuar nga peshkatarë vendas në momentin që kryenin zhytjet e tyre.