VIDEO/ Puthi me dhunë në buzë nxënësen e klasës së shtatë, vihet në pranga mësuesi. Ja kush i filmoi

Mësuesi i cili puthi me dhunë në buzë nxënësen e klasës së shtatë në Deçan është arrestuarv nga policia e Kosovës.

Siç raporton mësuesi i identifikuar si Valentin Selmanaj, është filmuar teksa puth me dhunë në buzë të miturën.

Burime kanë konfirmuar se ky incident ka ndodhur javën e kaluar. Në pamjet e siguruara nga Paparaci, shihet mësuesi Selmanaj duke kryer këtë veprim në një nga klasat e shkollës.

Ngjarje skandaloze është filmuar në ambientet e shkollës “Lidhja e Prizrenit”, në Deçan të Kosovës, ku një mësues shfaqet duke puthur në buzë një nxënëse 12-vjeçare.

Mediat e Kosovës njoftojnë se mësuesi quhet Valentin Selmanaj dhe është mësimdhënës në lëndën e edukimit fizik, ndërsa nxënësja është vetëm 12-vjeçe dhe është në klasën e shtatë.

Video e filmuar nga nxënësit e shkollës, tregon momentin kur mësuesi puth në buzë të miturën, veprim i cili pretendohet se është kryer me forcë ka sjellë për pasojë arrestimin e mësuesit pak orë më vonë.

Kjo ngjarje e tmerrshme që ka ndodhur brenda hapësirave të shkollës, i ka kushtuar me arrestim dhe ndalim mësimdhënësit të dyshuar.

Ngjarja është denoncuar në policia nga një nxënës i shkollës që ka filmuar momentin.

Gjatë fundjavës, mësuesi së bashku me kolegët e shkollës dhe nxënësit kanë qenë në ekskursion në Shqipëri. Ai thuhet se është arrestuar pasi është kthyer në Kosovë./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT