Video skandali i Gjicit, gazetarja zbulon detaje të reja: Alma ka pasur katër kamera, para se të futej në zyrë i janë mbajtur celularët

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar të tjera detaje nga hetimi i SPAK-ut për videon seksuale të Safet Gjicit.

Lala tha se ditën që gruaja ka regjistruar këtë video, i janë mbajtur shumë sende personale jashtë, ndërsa nga katër kamera që ka pasur me vete, ka mundur të ‘shpëtojë’ vetëm një stilolaps kamera, të vendosur te cepi i çantës.

Lala shtoi se prej kohësh Gjici nuk lejonte njeri të futej në zyrë me celularë.

“Vajzës i janë mbajtur shumë gjëra jashtë para se të futej në zyrë, i janë mbajtur celularë… Kohët e fundit Gjici nuk lejonte që të futej asnjë me celularë.

Vajza ka pasur katër kamera dhe ka shpëtuar vetëm një kamera që ka qenë e vendosur, një stilolaps në cepin e çantës, sipas SPAK. Pyetja që shtrohet është që e ka bërë për qëllime personale apo ka një tutor nga pas?

Kësaj pyetje duhet t’i japë përgjigje SPAK.  Nga informacionet që kam, sipas hetimeve të SPAK-ut, në një mbledhje të fundit në Bashkinë e Kukësit, një nga këshilltarët i ka thënë Gjicit: Qëndro edhe pak ditë në zyrën e bashkisë se do ta shohësh çfarë do të ndodhë”, tha Lala.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT