VIDEO virale: U pengua në podium, rrëzohet keq presidenti Biden. Donald Trump tallet

Presidenti i SHBA-së Joe Biden është penguar dhe ka rënë teksa shpërndante diplomat në një ceremoni diplomimi për Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së në Kolorado.
Biden, i cili është presidenti më i vjetër në detyrë i SHBA-së 80-vjeç, u ndihmua të ngrihej në këmbë dhe dukej se nuk ishte lënduar.
Drejtori i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë tha se “ai është mirë”.
“Kishte një pengesë në skenë ndërsa ai po takonte të pranishmit”, shkroi Ben LaBolt në Twitter pas rënies së të enjtes.
Ish-presidenti Donald Trump, kandidati kryesor i republikanëve për t’u përballur me Biden në vitin 2024, reagoi pas incidentit duke thënë se e gjitha kjo është një çmenduri.
“Shpresoj që nuk është lënduar. Kjo nuk është frymëzuese,” tha Trump.
Kurse Ron DeSantis, një tjetër kandidat i republikanëve, tha se i uronte Joe Biden një shërim të shpejtë nga çdo dëmtim.
“Por ne gjithashtu i urojmë Shteteve të Bashkuara të Amerikës një shërim të shpejtë nga lëndimet që ka pësuar për shkak të Joe Biden dhe politikave të tij,” tha DeSantis.