Viktima në kampin MEK pas aksionit policor, prokurorët hyjnë në morg (DETAJE)

Prokurorët kanë mbërritur në kampin MEK në Manzë të Durrësit dhe kanë hyrë në morgun ku ndodhet një trup i pajetë brenda spitalit të kampit.
Pritet që të bëhet ekspertiza e viktimës, muxhahedinët pretendojnë se u vra nga forcat e policisë. Ndërsa vetë Policia thotë se gjatë operacionit nuk pati viktima.
Më herët, Ministria e Brendshme, në një reagim për ngjarje, tha se “për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të iranianëve po bëhen të gjitha verifikimet proceduriale”.