Zëdhënësi i MEK në Shqipëri: Ja viktima e sulmit të Policisë, 36 të plagosur në Manzë

Zëdhënësi i MEK në Manzë shprehet se sipas banorëve brenda kampit një person është vrarë dhe 36 janë plagosur.

Shahriar Kia madje ka shpërndarë për mediat edhe foton e personit që pretendohet se është vrarë nga uniformat blu. Ai quhet Ali Mostashari

“Situata e banorëve të Ashrafit është shumë e rrezikshme dhe kushtet brutale po zbatohen nga policia në Ashraf.

Gjendja e Ashrafit është shumë e rrezikshme. Një person ka humbur jetën dhe 36 persona janë plagosur dhe janë nën oksigjen. Ky është një akt barbar për të qetësuar mullahët iranianë. Emri i personit të vrarë është Ali Mostashari” – thotë Kia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT