Zelensky telefonatë me Biden: Rusia tregoi dobësi, të ushtrohet presion global

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskuy ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Joe Biden, në të cilën janë diskutuar zhvillimet e fundit në Rusi dhe kryengritjen e mercenarëve të Wagner.

Gjatë bisedës, udhëheqësi ukrainas tha se rebelimi i Wagner kishte ekspozuar dobësinë e sundimit të Vladimir Putin e duke bërë thirrjë që të ushtrohet presion global ndaj Rusisë pas shfaqjeve të dobësive nga Rusia nga ngjarjet e fundit.

Ai shtoi se gjithashtu ka falenderuar Biden për mbështetjen me avionë luftarakë si dhe ka diskutuar zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mbrojtjen me armë me rrezee të gjatë.

Kam folur me Presidentin Joe Biden. Një bisedë pozitive dhe frymëzuese. Ne diskutuam rrjedhën e armiqësive dhe proceset që po ndodhin në Rusi. Bota duhet të ushtrojë presion mbi Rusinë derisa të rivendoset rendi ndërkombëtar.

“E falënderova Joe Biden për mbështetjen e Ukrainës , veçanërisht për Patriotët. Është e rëndësishme të rrisim më tej aftësitë për të mbrojtur qiejt tanë. Në këtë kontekst e falënderova edhe për mbështetjen e koalicionit të avionëve luftarakë. Diskutuam për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mbrojtje, me theks në armët me rreze të gjatë.

Unë jam mirënjohës për gatishmërinë e popullit amerikan dhe të Amerikës për të qëndruar krah për krah me Ukrainën deri në çlirimin e plotë të të gjitha territoreve tona brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht. Ne koordinuam pozicionet tona në prag të Samitit të NATO në Vilnius, ku do diskutohet për punën e mëtejshme për zbatimin e Formulës së Paqes dhe përgatitjet për Samitin Global të Paqes”, shkroi Zelensky në Twitter.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT