Zgjedhjet e parakohshme në Mal të Zi, publikohen rezultatet. Lëvizja ‘Evropa Tani’ fiton shumicën. Si renditet koalicioni i Dritan Abazoviç

Në Malin e Zi kanë përfunduar zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa janë publikuar edhe rezultatet.

Sipas projeksioneve të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim, publikuar nga mediat në Malin e Zi, ‘Lëvizja Evropa Tani’ ka fituar 25.6 për qind të votave.

Koalicioni “Së bashku” (DPS-SD-LP-DUA) ka fituar 23.8 për qind, koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi” 14.8, koalicioni Demokratët dhe URA e drejtuar nga Dritan Abazoviç 12.3 për qind.

Partia boshnjake ka 6.8 për qind, SNP dhe Demos 3.2 për qind.

Forumi Shqiptar ka 2 për qind, Aleanca Shqiptare 1.5 për qind, Lëvizja për Ndryshim 0.7 për qind, Nisma Qytetare Kroate 0.7 për qind.

Sipas mediave të huaja, kanë votuar 56.4% votues, rreth 18% më pak se në vitin 2020.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT