Avokatët e Arben Ahmetajt: Ja pse është larguar nga Shqipëria

Avokatët e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt kanë deklaruar në seancën e Këshillit të Mandateve, se ky i fundit është larguar nga Shqipëria për arsye familjare.

Kujtojmë se seanca ka nisur me debate të forta mes deputeti Gazmend Bardhit dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit kërkoi shtyrjen e seancës për javën e ardhshme.

Gazment Bardhi e ka kundërshtuar këtë vendim, duke i kërkuar Nikollës që të mos i japin më shumë kohë Ahmetajt që të fshihet.

“Po bashkëpunoni në krim, mos i jeni me shume kohe Arben Ahmetajt që të fshihet. Boll e zvarritët çështjen. Të përfshihet në Rend Dite të seancës plenare të ditës së nesërme dhe të japim autorizimin prokurorisë që të veprojë.

Mos pengoni drejtësinë. Opozita e ka gati raportin; të veprojmë pa asnjë vonesë, të shqyrtojmë e miratojmë nesër”, është shprehur Bardhi.

Ai u përplas dhe me avokatët e Ahmetajt.

“Nëse klienti juaj do ishte prezent, do bashkëpunonte dhe përballej me drejtësinë, mund të kishim qenë mirëkuptues për më shumë kohë për mbrojtje.

Por klienti juaj ka ikur jashtë vendit ditën që është kërkuar arrestimi.

Kritikuat prokurorinë pse e ka shtrirë hetimin duke nisur që në vitin 2004.

Ky lloj hetimi i pasurisë së zyrtarëve duhet të bëhet për të gjithë politikanët.

Akuzat nuk kanë natyrë politike, por për korrupsion dhe abuzim me pushtetin.

Pse jeni ju kundër kontrollit të pasurisë dhe shtrirjes se hetimit që nga 2004?

Keni ju prova për ligjshmërinë e kësaj pasurie?

Pse ka gënjyer Ahmetaj për raportin me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton”, pyeti Bardhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT