Bajram Begaj përplasje me qeverinë? Kreu i Shtetit takim “urgjent” me Ballukun, çfarë diskutuan

Përplasjet e Ilir Metës kur ishte president me shumicën socialiste i detyroi ata të artikulonin për herë të parë “disiplinimin” e Metës përmes një ligji organik për institucionin e presidencës.
Ilir Meta ia la vendin Bajram Begajt, i propozuar dhe i zgjedhur nga socialistët.
Në të tilla kushte kur Bajram Begaj u zgjodh për të qenë një president normal e ndryshe nga Ilir Meta, nevoja për një ligj të tillë duhet të arkivohej. Por socialistët kanë një qasje tjetër.
“Plas” keq në Kuvend/ Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën, deputeti i PD i bie me grusht…
“Ligji për institucionin e presidentit është një domosdoshmëri. Në shtator duhet t’i rikthehemi. Kompetencat janë në kushtetutë për presidentin e republikës. Ajo që duhet dhe la një domosdoshmëri sot është një ligj për institucionin e presidentit është për mënyrën e funksionimit të institucionit”, tha Taulant Balla të hënën, nga jashtë sallës së kuvendit të Shqipërisë
Ky deklarim i Ballës ka aktivizuar sirenat e alarmit brenda presidencës, në kufijtë e asaj që mund të jetë përplasja e parë mes presidentit Bajram Begaj me shumicën e Edi Ramës.
Top Channel ka mësuar se Zv.Kryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar këtë të martë një takim me Presidentin Bajram Begaj.
Edi Rama feston sot ditëlindjen, sa vjeç mbush kryeministri?
Numri dy i qeverisë shqiptare është parë të hyjë në Presidencë rreth orës 13:15 dhe ka dale prej aty pas rreth 45 minutash.
Nuk ka ende ndonjë njoftim zyrtar lidhur me tematikën e takimit, por burime konfidenciale kanë bërë me dije se janë diskutuar çështje të rëndësishme të lidhura me dy institucionet.
Projekt-ligji për institucionin e presidencës, mendohet të jetë një nga çështjet e nxehta mes palëve, duke marr shkas dhe nga informacionet e siguruara nga burimet parlamentare./ Top Channel