Berisha: Rikthimi im ishte spektakolar, mora 500 mijë vota pa harxhuar kokër leku dhe pa pasur vulë e logo

Në prezantimin e ‘Raportit për zgjedhjet e 14 majit’, Berisha u ndal edhe te rezultati, ku sipas tij 500 mijë idealistë nuk u mposhtën nga makineria shtetërore e dhunimit të votës.

Berisha theksoi se ky ishte një rikthim shumë i suksesshëm, ku pa vulë, pa emër, pa një qindarkë, me gjithë këtë gjigandizëm të dhunimit të votës, 500 mijë idealistë nuk u mposhtën.

“Kjo është një lokomotivë që do përmbysë Edi Ramën”, u shpreh Berisha.

“Ne do ta bëjmë analizën më të plotë. Për sa i përket problemit tim, ky ishte një rikthim shumë i suksesshëm, ku pa vulë, pa emër, pa një qindarkë, me gjithë këtë gjigandizëm të dhunimit të votës, 500 mijë idealistë nuk u mposhtën. 

Kjo është një lokomotivë që do përmbysë Edi Ramën. Imagjinoni nëqoftëse do kishte ecur, se çfarë katastrofe do të ishte për Shqipërinë. Këtu ti ndajmë gjërat”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT