Bill Clinton largohet nga Shqipëria: Emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania

Është përcjellë ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, ish-Presidenti i SHBA, Bill Clinton nga kryeministri Edi Rama.

Teksa lajmin e kë bërë të ditur vetë kryeministri nëpërmjet një fotoje të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, ai ka postuar gjithashtu edhe një shprehje të Clinton.

Mësohet se Clinton ka mbetur i impresionuar nga mikpritja e shqiptarëve dhe e ka konsideruar këtë si të jashtëzakonshme.

“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania” – Bill Clinton

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT