“Bojkotoni ndeshjen”, ultrasit e kundërshtarëve të Shqipërisë s’durojnë më!

Polonia është një nga kundërshtarët e kombëtares shqiptare në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024. Skuadra e Fernando Santos renditet në vendin e katërt, me vetëm 3 pikë të grumbulluara në po kaq ndeshje.

Kombëtarja polake luan në muajin shtator përballë Ishujve Faroe në shtëpi (7 shtator) dhe Shqipërisë në “Air Albania” (10 shtator).

Ultrasit polakë e kanë pritur keq rritjen e çmimeve dhe kanë zgjedhur të bojkotojnë ndeshjen ndaj Ishujve Faroe.

Ultras Polska ’23, një nga grupimet që mbështet kombëtaren e Polonisë, ka bërë thirrje për bojkot masiv për sfidën e radhës.

Tifozët kanë kritikuar çmimet shumë të larta të biletave dhe organizimin e dobët të ndeshjeve të Kombëtares në shtëpi.

“Në 2009, fushata ‘stadiumi bosh’ ishte e suksesshme. Prandaj do të përpiqemi të protestojmë kundër PZPN (Federata Polake e Futbollit)! Mundësia e parë serioze për t’u treguar atyre se e kanë mbushur kupën do të jetë ndeshja ndaj Ishujve Faroe (7 shtator)

Ju bëjmë apel gjithë tifozëve që ta bojkotojmë këtë ndeshje!!! Nëse dëshironi që brohoritjet e vërteta të kthehen në ndeshjet shtëpiake, atëherë nisni një apel të ngjashëm në rrjetet sociale!”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT