Çim Peka sulmon ambasadorin britanik: O ordiner i korruptuar, mos më dil më në media se ke gënjyer për Berishën

Çim Peka, që thotë se është gazetar, por që në fakt është zëdhënës i familjes Berisha, edhe në publik flet si i tillë.

Së fundmi ai ka sulmuar ambasadorin britanik, duke pretenduar se ai ka gënjyer për Sali Berishën.

“Shikoni se si nje ambasador ordiner genjen qeverine e tij. Pas kesaj ore nuk besoj se ky diplomat i korruptuar do dalë me ne media. Koha qe te kuptoni te verteten.

E drejta zhytet por nuk mbytet.

Keshtu eshte kur nje diplomat i huaj njeh si shef Erion Veliajn e Lulzim Bashen e jo ministrin e vet”, shkruan ai.

Ndërsa më pas vijon:

“Shkurt:

Qeveria angleze i shkruan ambasadorit britanik ne Tirane: Si te veprojme me “non grata” te Berishes pasi nuk jane bindese faktet dhe na e fiton ne gjykate?

Ambasadori qe ka bere dosjen:

Po t’ja heqim tani “non grata” na bie reputacioni dhe eshte para zgjedhjeve lokale e fiton pike.

Vetem ky dokument i komunikimit te tyre mjafton per te kuptuar se ai ishte nje akt politik korruptiv”.

Tani meqë janë të bindur se fitojnë në gjykatë, pse nuk e çojnë edhe këtë në Gjykatën e Parisit, siç çuan Blinken?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT