Del FOTO/ Baba i tre fëmijëve, ky ëshë 42-vjeçari që mbeti i vrarë sot në Lezhë

Personi që shihni në foto është 42-vjeçari Nikolin Marku Lekstakaj që u ekzekutua pasditen e sotme në Balldre, Lezhë.

Lekstakaj, babai i tre fëmijëve kishte jetuar për disa vite në Angli dhe ishte kthyer prej kohësh në vendlindje. Ai u qëllua ditën e sotme rreth 300 metra larg nga banesa e tij, teksa kishte blerë një pije freskuese dhe po dilte nga marketi.

Motivi i vrasjes dyshohet hakmarrja mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, një konflikt i nisur prej vitit 1997 dhe që ka sjellë shumë viktima në të dy fiset.

Ekzekutimi i 42-vjeçarit në Lezhë, Nikolin Lekstakaj i shpëtoi një atentati në 2012

Back to top button
LAJMET E FUNDIT