Deputeti i PS: 10 vite më parë korrupsioni ishte i përgjakshëm, vrau njerëz në Gërdec dhe më 21 janar në bulevard

Deputeti i PS-së Erion Braçe ka folur për situatën ekonomike në vend ndërsa po mbahet dhe seanca e fundit plenare për këtë sezon.

Nga foltorja e Kuvendit ai theksoi se korrupsioni para 10 vitesh ishte i përgjakshëm ndërsa solli rastin e Gërdecit dhe  të protestës së 21 janarit në bulevard.

Mes të tjerash ai nënvizoi se kush shkakton dëm ekonomik duhet të shkojë para përgjegjësisë.

“A është më i përgjakshëm korrupsioni tani se 10  vite më përpara. U vranë njerëz në Gërdec e në Bulevard, kjo e bën  korrupsionin edhe më të përgjakshëm.

Rastet më sipër janë raste të pastra korrupsioni dhe janë të pandëshkuara. Pushteti i asaj kohe i dha korrupsionit një dimension të tmerrshëm. Janë vrarë njerëz përmes  korrupsionit.

Ne nuk jemi këtu për të justifikuar qoftë dhe një qindarkë të vetme. Çdo qindarkë e këtij dëmi ekonomik duhet të individualizohet me përgjegjës dhe duhet t’i shkojë organet ligj-zbatuese menjëherë”- tha ai./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT