Dyshohej se ishte vrarë/ Shfaqet në Tiranë themeluesi i “Alibaba” Jack Ma, çfarë “fshihet” pas vizitës (FOTO)

Themeluesi i Alibaba, Jack Ma, një nga njerëzit më të pasur në botë,  ka vizituar Shqipërinë.

Fotot e tij janë publikuar në një nga restorantet e Tiranës, ndërsa prej shumë kohësh ai ishte zhdukur duke ngritur dyshime edhe nëse ishte ende gjallë.

Ma ishte në vendin tonë para tre ditësh, i shoqëruar nga 6 shtetas kinezë, të cilët nuk dihet nëse ishin biznesmenë, apo pjesë e stafit të tij.

Ishte zhdukur prej kohësh/ Themeluesi i “Alibaba” Jack Ma

Në udhëtimin e tij me avion privat, ai mbërriti në Tiranë pasditen e 11 Korrikut, pasi kishte vizituar më herët Sofjen dhe Shkupin.

I shoqëruar nga njerëz të afërt të stafit dhe disa truproja, Jack Ma është parë në zonën pranë bulevardit qendror të Tiranës, ndërkohë që gjatë qëndrimit të tij ishte akomoduar në hotel “Marriott Tirana” dhe kishte drekuar në restorantet e njohur “Padam” dhe “Millenium”.

Gjatë qëndrimit të tij, themeluesi i “Alibaba Group” ka vizituar Pazarin e Ri, Muzen Kombëtar dhe Bunkart.

Ai ka pohuar se Tirana I ka pëlqyer më shumë se Sofja dhe Shkupi, i ka bërë përshtypje pastërtia e qytetit dhe ka deklaruar se do të kthehet sërish. Sipërmarrësi kinez u largua nga Tirana pasditen e 13 Korrikut, sërish me avionin  e tij privat nga Rinasi.

Nuk dihet nëse kjo vizitë është thjesht për pushime, apo për biznes, për të bërë disa negociata për biznesin e tij, i cili po ndalohet në disa shtete duke hasur probleme.

Rasti i fundit i ndalimit ishte Qeveria britanike, e cila ka dhënë urdhër ndaj administratës që të mos përdorë ‘AliBaba-n’, një kompani teknologjike shumëkombëshe kineze, e specializuar në tregtinë elektronike, shitjen me pakicë, internetin dhe teknologjinë.

Kujtojmë se bizneset e Jack Ma kanë qenë prej vitesh nën presion të madh nga autoritetet Kineze. Ma nuk është shfaqur në publik e as në median sociale prej kohësh, nga dalja e shumëpritur në bursë e Alibaba që u anulua më pas nga autoritetet rregullatorë Kineze. Autoritetet Kineze kanë kritikuar kompaninë sepse ka dëmtuar konkurrencën dhe abuzuar me pozitat dominuese në treg.

Në Kinë Alibaba është nën hetim për sjellje monopolistike. “Wall Street Journal” raportoi se Pekini po përpiqej të merrte një pjesë të madhe të biznesit të tij duke cituar njerëz të afërt me çështjen. Ma mungoi edhe në finalen e “Africa’s Business Heroes” që ai e ka krijuar.

Sipas Bloomberg, Jack Ma Yun llogarit një pasuri rreth 34.5 miliardë dollarë.

Ishte zhdukur prej kohësh/ Themeluesi i “Alibaba” Jack Ma

Back to top button
LAJMET E FUNDIT