E konfirmon avokati: Ahmetaj ndodhet në Angli me familjen, do të kthehet kur të…

Arben Ahmetaj ndodhet në Angli. Lajmi konfirmohet nga avokati i tij Henrik Ligori.

Ky i fundit u shpreh se ish-zv.Kryeministri ndodhet pranë familjes së tij.

Avokati paralajmëron edhe mosdorëzimin e Ahmetajt para SPAK.

Ligori tha se klienti i tij do të kthehet në Shqipri kur të ketë lirinë.

Por pavarësish deklaratës së avokatit, i takon organeve ligjzbatuese, prokurorisë e policisë së shtetit të konfimojë nëse ai gjendet brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Pasi Kuvendi votoi për heqjen e imunitetit dhe kontrollit personal për ish zëvendës kryeministrin, tashmë pritet që ky vendim t’i kalojë prokurorisë speciale, e cila nga ana e vetë do t’i drejtohet Gjykatës së Posaçme me një kërkesë për t’i caktuar masën e sigurisë.

Menjehërë pasi togat e zeza të japin vendimin e masës së sigurisë, atëherë agjentët e BKH dhe policia do të zbarkojnë në adresën e shtëpisë së ish zyrtarit për ta arrestuar, e nëse konfirmohet se Ahmetaj nuk gjendet në Shqipëri atëherë pritet që ish ministri të shpallet në kërkim ndërkombëtar.

Arben Ahmetaj sipas organit të posaçëm të akuzës ka kryer 6 herë veprën penale të korrupsionit, e cila dënohet nga 4 deri në 12 vjet burgim, ka pastruar para, një akuzë që dënohet nga 5 deri në 10 vjet heqje lirie, ndërsa refuzimi për të deklaruar të ardhurat parashikon një dënim me gjobë deri në 3 vjet burg.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT