“Edi, Edi…”, mbështetësit e PS presin me duartrokitje e lot Edison Memollën (VIDEO)

Me brohoritje, duartrokitje dhe lot është pritur nga mbështetësit Edison Memolla, i cili u shpalll fitues në bashkinë e Rrogozhinës.

Qytetarët e kanë pritur me lot dhe përqafime Memollën, i cili doli nga qendra ku po numërohej kutia e fundit vetëm pak minuta më parë.

Në këto zgjedhje Memolla ka fituar bindshëm me një diferencë mbi 1 mijë vota nga kundërshtari Shkëlqim Hoxha, ndërsa në zgjedhjet e 14 majit diferenca ishte e ngushtë me vetëm 21 vota.

Kështu Memolla në pak muaj fiton për herë të dytë Bashkinë e Rrogozhinës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT