Edmond Spaho: Mund të kemi shumë të meta si opozitë, por ne s’jemi hajdutër si socialistët

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka kërkuar që seanca e kësaj të premte të kishte në fokus çështjen e Arben Ahmetajt.

Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të zhvillohen zgjedhje të parakohshme. Spaho theksoi në fjalën e tij se opozita mund të ketë shumë të meta, por s’janë hajdutë.

“Javën e kaluar kemi pasur zhvillime shumë të rënda për këtë vend dhe kërkesa që bëri zoti Bardhi për të ardhur kryeministri, është jo vetëm e përputhur procedurialisht si parashikon rregullorja, por ka dhe një moral politik e shoqëror. 

Qytetarët presin shpjegime, përse u shkarkua ministri i Brendshëm, së dyti kërkohet arrestimi i krahut të djathtë të Ramës dhe kryeministri nuk vjen t’japë shpjegime.

Krahu i djathtë i Ramës ja ka mbathur në arrati, a ndodhin këto ndonjë vend normal?! Duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të zhvilloheshin zgjedhje të parakohshme. Jo vetëm që s’vjen, por këta flasin dokrra a thua se me shkopa bejsbolli dolën përfaqësuesit e opozitës. 

A thua se u shkarkua ministri i Brendshëm i opozitës, a thua se ka ikur krahu i djathtë i kreut të opozitës dhe akuzohet për vjedhje. Ne mund të kemi shumë të meta si opozitë, por hajdutër nuk jemi!”, deklaroi Spaho.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT