EMRI/ DETAJE nga ngjarja në Lezhë, ja kush është personi që mbeti i vrarë nga të shtënat me armë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak më parë në Lezhë, ku u raportua për të shtëna me armë zjarri.
Mësohet se nga të shtënat ka ndërruar jetë një person, i cili është identifikuar si Nikolin Lestakaj. Ngjarja ka nodhur në fshatin Balldre, teksa viktima është 38 vjeç, baba i tre fëmijëve.
Ai është vrarë nga persona ende të paidentifikuar teksa po futej në një market në Balldrem. Banorët kanë dëgjuar xhirime të forta të një automjeti në momentin që ndodhi ngjarja. Ende nuk dihet nëse ishte atentat apo konflikt i çastit.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera.