“Fajin e ka bashkia”, lirohet administratori i plazhit të Vilë-Bashtovës, ku u mbytën babai dhe dy djemtë

Është lënë në “arrest shtëpie” Pëllumb Nika, administratori i plazhit në Vilë-Bashtovë në Kavajë, ku u mbytën babai me dy djemtë e tij të mitur të dielën e kaluar

Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, në cilësinë e administratorit të parcelës së plazhit të marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, nuk kishte plotësuar kushtet e sigurisë sipas kontratës së lidhur mes operatorit ekonomik dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (kontratë e miratuar nga Ministria e Turizmit).

Përpara togave të zeza, i arrestuari ia ka hedhur fajin bashkisë teksa ka thënë:

“Bovat nuk i vendosim ne, por e cakton bashkia Rrogozhinë hapësirën ujore që i përket çdo plazhi dhe thellësinë ku do të vendosen. Unë rrezikova jetën time dhe e kisha një flamur të kuq, por edhe 10 vrojtues të ishin, nuk do bënin dot gjë. Nga ana njerëzore, kur pashë që nuk po futej njeri, ma dha Zoti dhe u futa me kajak, por u fundosa. Zonën ku vdiq i ndjeri dhe fëmijët e ka nën administrim bashkia. S’do të doja kurrë të ndodhte një gjë e tillë”.

Duke qenë se nuk mund të prishen provat dhe nuk cenohet hetimi, Nika do të hetohet në arrest shtëpie. Me këtë argument është lënë kjo masë sigurie.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT