FOTOT: Familja e Rita Orës zgjedh jugun e Shqipërisë për të kaluar pushimet

Motra e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Elena Ora ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushimi.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, Elena shihet duke shijuar plazhin në jug të Shqipërisë.

Ajo duket se zgjedh edhe jetën e natës në Shqipëri, pasi mori pjesë edhe në një koncert të këngëtares së njohur shqiptare Dafina Zeqiri.

Ndërkohë edhe prindërit e Ritës, Vera dhe Besnik gjatë këtyre ditëve kanë vizituar trevat shqiptare fillimisht ata ishin për pushime në Ulqin, gjersa më pas u kthyen në shtëpinë e tyre, në Prishtin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT