Kemi parë një peshkaqen!/ Telefonata e pushuesve të Orikumit alarmon policinë bregdetare

Një telefonatë në policinë e Vlorës nga pushuesit afër Orikumit se kanë parë një peshkaqen në det ka alarmuar blutë të cilët kanë monitoruar të gjithë zonën mesditën e sotme

Nga informacionet e para të siguruara nga Report TV bëhet e ditur se pushuesit kanë njoftuar se e kanë parë peshkaqenin afër bazës së Pashalimanit.

Policia Kufitare në bashkëpunim me shërbimet e rendit të policisë Orikum po kontrollojnë me mjete lundruese në det. Gjithashtu ka patrulla të shtuara nga toka për monitorimin dhe krijimin e një perimetri të sigurisë për notarët.

Drejtori i zonave të mbrojtura në Vlorë Nexhip Hysolakaj sqaron se zakonisht peshkaqenët që janë shfaqur në ujërat tonë nuk janë të rrezikshëm megjithatë nuk mund të neglizhohen këto raste.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT