Krimi i dyfishtë në Dukagjin/ Gjendet një DËSHMITAR për vrasjën e babë e bir, çfarë ka parë kushëriri

Kanë kalaur dy ditë nga vrasja që tronditi vendin, ku babë e bir, Gjokë dhe Eduard Gurra u ekzekutuan teksa shkoni nën shtëpinë e tyre në Dukagjin.

Policia e Shkodrës dhe ajo e Shtetit janë ende pa autorë dhe motive, të një krimi që deri më tani duket perfekt, pasi nuk ka asnjë provë që mund të çojë tek autorët.

Megjithatë, duket se policia ka gjetur një dritë të vogël në fund të tunelit, pasi mund të kenë një dëshmitar të ngjarjes.

Një person duket se ka qëenë afër vendngjarjesm, dhe ka dëgjuar krismat e armëve që i morën jetën dy viktimave. Ai është një person nga fisi i Gurrajve, dhe në momentin e vrasjes ka qenë duke tentuar të shuajë vatrat e zjarrit në banesën e Gjokë Gurrës.

Ai është i vetmi dëshmitar i atyre momenteve fatale, megjithatë, ai nuk ka mundur të dallojë asnjë person, pasi sipas të dhënave prita ka qenë ngritur në hyrje të lagjes Sumë, rreth 500 metër larg vendit ku po digjej shtëpia.

Kushëriri i viktimave, mësohet se i ka lënë flakët dhe është nisur në drejtim të vendit nga kanë ardhur krismat e armëve dhe aty është përballur me babë e bir të vrarë në makinë, që sipas policisë ishte një fuoristradë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT