“Kufijtë janë të shenjtë”, Xhufi: Kush i vendosi Isa Boletini? Kurti nuk vepron si burrë shteti

“Në tre fshatra janë futur krimi dhe shërbimet speciale serbe, e gjithë Beogradi”, e ka përshkruar situatën mes Kosovës dhe Serbisë Pëllumb Xhufi për Top Story.

Ai tha se këto fshatra nuk kanë qenë kurrë të Kosovës, por janë lënë në këtë mënyrë që të ndërhyjë Serbia.

“Këtu bëhet fjalë për votimin në tre katunde në Zubin-Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Këto tre fshatra nuk kanë qenë të Kosovës, u lënë brenda për sherr, për këto sherret që bëjmë ne tani, për të pasur shkak Serbia të ndërhyjë.

Kush i ka vënë ati kufij? Problemi është, u bënë votimet, u shtynë me të drejtë se nuk po merrnin pjesë serbët.

U bënë zgjedhjet dhe në këto tre katundet u fituan, tani problemi është se vërtetë e fitove por duhet të arsyetosh se je burrë shteti. Nuk ka reagim reaktiv. Ky është një gjest e the diçka por e the në sens pozitiv dhe këtu ai vuri në siklet të gjithë veten e vet, SHBA-në, BE-në.

Çfarë logjike ka kë do të drejtosh ti aty? Çoi policisë e Kosovës për të ruajtur vendin. Nuk është momenti të tregosh autoritet për tre fshatra. Aty është futur krimi e shërbimet speciale serbe aty është futur i gjithë Beogradi.”– tha Pellumb Xhufi./ Top Channel

Back to top button
LAJMET E FUNDIT