Masakra në Krujë/ MOMENTI kur i ‘forti i Niklës’ shoqërohet nga policia (VIDEO)

Valter Bami është arrestuar si person përgjegjës në lidhje me vrasjen e ndodhur tre ditë më parë në Larushkë të Krujës, ku objektiv ishte Gentjan Bejtja, por u vra kunati i tij dhe mbetën të plagosur dy fëmijët.
Ekspertët kanë gjetur në duart e tij faktorë plotësues në lidhje me ngjarjen, duke përfshirë mbetje baruti, që tregojnë se ka përdorur armë.
Bashkë me të janë shoqëruar mbrëmjen e sotme edhe dy miq të Valter Bamit, si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Në dëshminë e parë ai deklaroi se nuk ka lidhje me ngjarjen, por hetuesit dyshojnë se është i përfshirë. Aktualisht ai akuzohet për “armëmbajtje”, deri në momentin që do i gjenden prova më të forta për ta fajësuar për atentatin.